Në Himarë po zhvillohet mbledhja e konstituimit të këshillit. Mbledhja ka nisur me tensione. Kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk ndodhet në sallë. Është burg për blerje votash.
Sot dërgoi një letër nga burgu ku ankohen se nuk e lanë që të bënte betimin dhe kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve. Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ndodhen në sallë.
Gjithashtu ndodhet edhe drejtuesi politik i PS-së, Blendi Klosi. Në fillim të mbledhjes mbështetësit e Belerit janë futur në sallë duke lëshuar akuza për pushtetin për arrestimin e Belerit.
Beleri në burg! Policia rrethon bashkinë, tensione në mbledhjen e këshillit