Detaje të komunikimit mes presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, kanë dalë në dritë pas marrëveshjes me Yevgeny Prigozhin për të ndaluar avancimin. Udhëheqësi bjellorus, i cili veproi si ndërmjetës, zbulohet, se i tha Putinit të mos e vriste shefin e Wagner
“I thashë Putinit: ne mund ta vrasim, ky nuk është problem. Ose me tentativën e parë ose me të dytën. Por unë i thashë: mos e bëj këtë”, tha Lukashenko duke folur me zyrtarët bjellorusë, sipas një video të transmetuar në Telegram.
Presidenti bjellorus konfirmoi se Prigozhin kishte mbërritur në Bjellorusi pasi mori “garancitë e sigurisë” të dhëna nga Putin gjatë një fjalimi të hënën. Putini ka falënderuar vazhdimisht Lukashenkon për ndërmjetësimin për t’i dhënë fund kryengritjes së shkurtër të grupit paraushtarak.
Në fjalën e tij të fundit, Lukashenko e quajti Prigozhin një “hero”, por u trondit nga vdekja e ushtarëve në luftën në Ukrainë.
“Ai ishte i presionuar dhe i ndikuar nga kjo ngjarje”, tha lideri bjellorus, duke shtuar se bosi i Wagner-it ishte “çmendur” në qytetin rus të Rostovit.
Ai shtoi se me Prigozhin ka folur për orë të tëra në telefon, ndërsa nuk ka munguar përkeqësimi i klimës. Lukashenko zbuloi se ka shkëmbyer një sërë sharjesh me bashkëbiseduesin e tij dhe se Prigozhin i ka thënë:
“Duam drejtësi!” Por ata duan të na shtypin! Ne po shkojmë në Moskë!. Në mes të rrugës ata do t’ju bëjnë copa-copa si insektet”, u përgjigj Lukashenko.
Udhëheqësi i regjimit bjellorus tha më herët se vendi i tij do të përfitonte nga “përvoja” e luftëtarëve të Wagner.
Siç theksoi ai, Bjellorusia nuk po ndërton kampe për organizatën. Por do të presë luftëtarët e saj nëse duan. Ai gjithashtu deklaroi se nuk planifikon të hapë asnjë qendër rekrutimi Wagner në Bjellorusi.