-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivali i Bashës: Luli më zhgënjeu! Unë do të hap PD-në (Projekti)

Kryesoret

Prej së shtunës Partia Demokratike zyrtare është në fushatë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, i cili sot doli në një konferencë me gazetarët për të shpalosur programin e tij. Si fillim shprehu zhgënjimin për rivalin.

Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike të kishte premisa të qarta mbi çfarë ndan PD nga Sali Berisha” tha ai.

Në këto 32 vite PD nuk ka bërë kurrë pazare politike që do i toleroja. Isha i bindur që zoti Basha do të kthehej me këto premisa. Kur pashë që asnjë nga këto premisa nuk qëndronte”, vijoi më tej Hani.

Ka një objektiv të qartë. “Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora” tha ai.  Zgjedhjet do të zhvillohen në 29 Korrik.

Projekti me tre shtyllat për PD, nga kandidati për kryetar, Gjergj Hani

SHTYLLA I: HAPJA E PARTISË DHE TRANSFORMIMI I SAJ

  1. Identifikimi i një mekanizmi statutor me emër specifik për hapjen e Partisë ndaj intelektualëve të spikatur (emri duhet gjetur që të godasë sa më mirë në opinionin publik), përfshi edhe prurje nga diaspora

Mekanizmi duhet të ndjekë synimet e mëposhtme:

  1. a) Përthithjen e ideve të reja dhe realiste për programin zgjedhor të vitit 2025
  2. b) Rritjen me cdo kusht të efektivitetit të grupit parlamentar për periudhën e mbetur të mandatit
  3. c) Identifikimin dhe afrimin e figurave të spikatura intelektuale me Partinë (rifreskimi i burimeve njerëzore), përfshi edhe prurje nga diaspora
  4. d) Afrimin e Partisë me shoqërinë civile dhe qytetarët
  5. e) Forcimin e komunikimit publik të Partisë

Mekanizmi duhet të ndjekë parimet e mëposhtme:

  • Të jetë i shpejtë, i përpiktë dhe i ndershëm

  • Të jetë transparent

  • Të sigurojë balancën e duhur midis kontributeve që japin intelektualët dhe përfitimit në karrierë politike të tyre;

  • Të sigurojë konkurrencë të ndershme jo vetëm midis intelektualëve, por edhe me anëtarët aktualë në Parti.

Formësimi dhe zbatimi i mekanizmit:

  • Hartimi dhe miratimi i Programit në këshill/kryesi, duke përcaktuar edhe afatet konkrete, si dhe personat përgjegjës për ndjekjen e tij

  • Të bëhet ftesë publike për intelektualët e spikatur, të cilët ndajnë dhe besojnë në vlerat themelore të djathta statutore të Partisë;

  • Ftesa të tregojë se bëhet fjalë për caktim kuotash për intelektualët që kontribuojnë aktivisht dhe sipas masës së kontributit (10 % të pozicioneve në strukturat drejtuese: Kuvend, Këshill, Kryesi, Departamente dhe kandidatë për deputetë)

  • Të organizohen aktivitete periodike publike ku të diskutohen idetë e krijuara nga intelektualët;

  • Idetë më të mira të prezantohen në një ose dy aktivitete kombëtare, ku të shpallen edhe cilat prej tyre do të jenë pjesë e programit zgjedhor

  • Të kërkohet prej tyre mbështetja intensive aktuale e Departamenteve të Partisë për të siguruar me cdo kusht mbështetjen e grupit parlamentar. Është tepër e rëndësishme që grupi parlamentar, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve që mund të kenë qëndruar, të jetë në maksimumin e performancës së tij, duke shfrytëzuar të gjitha instrumentet parlamentare:

  1. a) Fjalimet në cdo seancë parlamentare
  2. b) Oponencë për cdo nismë ligjvënëse që diskutohet në Kuvend
  3. c) Oponencë për cdo raport të paraqitur nga institucionet e pavarura
  4. d) Kërkesa për raportim të vecantë nga institucionet e pavarura
  5. e) Pyetjet dhe interpelancat
  6. f) Komisione të posacme ose komisione hetimore
  7. g) Nisma ligjvënëse
  8. h) Reformat e domosdoshme, sic është Reforma Zgjedhore, ku duhet vepruar me shpejtësi për votën e emigrantëve.

SHTYLLA II: NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË PARTI (DECENTRALIZIMI) DHE GARANTIMI I KARRIERËS POLITIKE

  1. Këshilli Kombëtar të rikonceptohet në përbërje:
  2. Të përbëhet nga kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë, 150 anëtarë të zgjedhur dhe 20% anëtare të caktuar nga kryetari i Partisë, në konsultim me Kryesinë, në funksion të hapjes së Partisë (intelektualë, të rinj, prurje nga diaspora).
  3. Cdo degë të ketë përfaqësuesit e saj, te cilët i zgjedh me votë, në bazë të votimit të të gjithë anëtarësisë.

iii. 20% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar caktohen nga shoqëria civile, arti, sporti, biznesi dhe fusha te tjera publike, si dhe prurje nga diaspora

  1. Vetëm Kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë jane anëtarë ex officio
  2. Anetarësia e zgjedhur e Këshillit Kombëtar organizohet në departamente. Krerët e departamenteve propozohen nga Kryetari dhe miratohen me votë nga anëtaret e departamentit.
  3. Departamentet kryejnë funksione politike dhe ekzekutive. Përpunojnë programin elektoral, hartojnë politikat parlamentare dhe furnizojnë/ndihmojnë Grupin Parlamentar
  4. Kryesia e Partise përbëhet nga 25 anëtarë. Zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sipas propozimeve të Kryetarit të Partisë ose propozimit të 1/10 së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
  5. Kolegji i Kryetarëve mbetet organ këshillimor. Kryetarët e degëve mbështeten financiarisht për veprimtarinë organizative nga financat e Partisë dhe donacionet sipas legjislacionit në fuqi, por njëkohësisht duke garantuar pagimin e kuotizacioneve në degë.
  6. Kryetarët e degëve, zgjidhen me parimin 1 anëtar – 1 votë.
  7. Nëse kryetarët e degëve kërkojnë të marrin funksione përfaqësimi (kandidat për deputet apo kandidat për kryetar bashkie), automatikisht heqin dorë nga detyra e kryetarit të degës.
  8. Anëtarësia në Parti, përmban si kusht të domosdoshëm kuotizacionin. Mospagimi e kthen gjendjen e anëtarësisë nga “aktive” në “pasive’.
  9. Njësia bazë e organizimit janë seksionet. Seksionit krijohen me bazë territoriale ose me bazë tematike. Cdo anëtar partie ka të drejtë të krijojë seksionin e vet tematik me të paktën 10 anëtarë dhe të marrë kështu, detyrën e kryetarit të seksionit. Krijimi i seksionit miratohet nga kryetari i degës, në konsultim me kryesinë e degës.
  10. Krijohet Senati i Partisë me kontributorët historikë dhe kompetenca këshillimore

SHTYLLA IIII: ORGANIZIMI POLITIK

  1. Kryetari i Partisë jep dorëheqjen e parevokueshme nëse në zgjedhjet e përgjithshme nuk fiton zgjedhjet (nuk merr detyren e kryeministrit) dhe në zgjedhjet vendore merr një rezultat më të ulët se zgjedhjet vendore pararendëse. Ai nuk ka të drejtë të rikandidojë në zgjedhjet vijuese për kryetar Partie.
  2. Kryetari i Partisë, kur partia është në opozitë, krijon “qeverinë në hije” nga anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
  3. Anëtarësia në PDSH ulet në moshën 16 vjec.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit