-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me thika në Kosovë

Kryesoret

Dy persona janë sulmuar me thikë ne fshatin Llugë të Kosovës për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar tri thika.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime për shkak se ishin sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri te lëndimi kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh. Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar tri (3) thika. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit