Besimtarët e fesë myslimane nesër festojnë festën e Kurban Bajramit.
Me këtë rast këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli u ka uruar festën të gjithë besimtarëve.
Artisti shkodran ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram përmes të cilës ka uruar që dashuria, paqja dhe harmonia të mbizotërojnë në familjen e secilit.
“Besimtarë mysliman kudo që ndodheni sonte është Natë e Madhe, është nata e Kurban Bajramit, iu urojë nga zemra që dashuria, harmonia, paqja të mbizotërojnë në ju dhe familjet tuaja, Zoti ua pranoftë lutjet gjithsecilit prej jush, Zoti ju bekoftë, gëzuar Kurban Bajramin”, ka thënë Luizi në urimin e tij.
Luizi aktualisht po bën xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilën është protagonistë përkrah Olta Gixharit.
Ndërkohë, krahas kësaj këngëtari po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.