Mesditën e sotme rreth orës 12:15 në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë në ambientet e një pallati të pabanuar është gjetur pa shenja jete një vajzë, G. H., 31 vjeçe.
Paraprakisht, sipas policisë dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.









