-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largimi i Prigozhin në Bjellorusi, kontrolli i tij mbi grupin Wagner është i paqartë

Kryesoret

Largimi i udhëheqësit të grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka lënë paqartësi mbi kontrollin e tij mbi grupin Wagner.

Fati dhe drejtimi i grupit, që përfshin pasuri dhe operacione ushtarake në mbarë botën, nuk dihet ende.

Ekspertët thonë se kjo pasiguri mund të shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi që të shkëpusin ndikimin e grupit Wanger në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, ndodhet në Bjellorusi dhe nuk do të ndiqet penalisht për rebelimin e armatosur, të pasuksesshëm, ndaj Kremlinit.

Sipas Presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai dhe një pjesë e trupave të tij mund të qëndrojnë “për pak kohë” me shpenzimet e tyre në Bjellorusi.

Catrina Doxsse, bashkëpunëtore në Qendrën për Studime Strategjike në Uashington, thotë se rebelimi përfaqësoi kërcënimin më të madh për presidentin e Rusisë.

“Pa dyshim, ishte kërcënimi më i madh për Vladimir Putinin. Megjithatë, mendoj se kërcënimi nuk qëndronte tek rreziku se mund të rezultonte në një grusht të vërtetë shteti. Kërcënimi qëndron tek dobësitë, që ekspozoi rebelimi”, thotë Catrina Doxsee nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

Në fjalimet e tij, pas rebelimit të grupit mercenar, presidenti rus është përpjekur të dëshmojë autoritetin e tij.

Edhe pse ka kritikuar udhëheqësin e tyre Yevgeny Prigozhin, zoti Putin ka lavdëruar trupat e grupit mercenar që shmangën gjakderdhjen dhe e ndërprenë marshimin e tyre drejt Moskës.

Megithatë, fati dhe kontrolli i grupit Wagner, që përfshin pasuri dhe operacione ushtarake në mbarë botën, mbetet i paqartë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit