Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër pasi rreth orës 18:30 në lagjen Gërhot në Gjirokastër, është gjetur i pajetë një 27-vjeçar me inicialet I. A.
Trupi i pajetë i të riut u gjet në afërsi të banesës nga familjarët e tij. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu është vetëvarur.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.