Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Barcelonë ku brenda një banesë dykatëshe gjetën 800 bimë kanabis.
Nga ky aksion policia arrestoi 2 shqiptarë. Policia spanjolle u shpreh se synojnë kultivuesit ose përdoruesit e shkallës së vogël, të cilët frekuentojnë të ashtuquajturat klube të kanabisit.
“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen të vijnë këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase, duke vënë në dukje se të huajt.
Vitin e kaluar, policia katalanase sekuestroi 26 ton marijuanë, tre herë më shumë se në vitin 2021, dhe arrestoi 2,130 njerëz.