-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U bë një lëmsh”, Olsa rrëfen momentin e sikletshëm mes Kristit dhe Keisit te “Kepi i Vipave”

Kryesoret

Olsa Muhameti, autorja e “Kepit të Vipave” që do të nisë transmetimin të dielën ka dhënë disa detaje teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”.

Olsa zbuloi se krahas protagonistëve, edhe Luizi iu bashkua xhirimeve hera-herës. Megjithatë ai nuk ishte i vetmi vizitor që ndoqi xhirimet në Bodrum. Përmes disa planeve shihej Kristi me një valixhe në dorë teksa bëhej gati të vizitonte personazhet e Kepit.

Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Kejsit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip”, por që sipas Olsës nuk shkoi ashtu siç pritej.

Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë.

Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, zbuloi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit