-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lejoi djegien e Kuranit, Turqia reagon ndaj Suedisë: Akt mizor dhe i papranueshëm

Kryesoret

Turqia ka dënuar vendimin e autoriteteve suedeze për të miratuar një demonstrim të vogël të djegies së Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm të mërkurën, një veprim që ata thonë se  mund të rrezikojë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n përpara samitit kyç të bllokut në korrik.

Ministri i Jashtëm i Turqisë dënoi protestën të mërkurën, duke e quajtur atë një “akt të urryer”.

“Është e papranueshme të lejohen këto veprime anti-islame nën pretekstin e lirisë së shprehjes. Të mbyllësh sytë ndaj akteve të tilla të urryera do të thotë të jesh bashkëfajtor në to”, tha Hakan Fidan në një deklaratë.

Drejtori i Komunikimit të qeverisë turke, Fahrettin Altun, shtoi në një postim në Tëitter: “Jemi të lodhur dhe të munduar nga mundësimi i islamofobisë dhe rasteve të vazhdueshme të urrejtjes për fenë tonë nga ana e autoriteteve evropiane, veçanërisht në Suedi”.

“Ata që kërkojnë të bëhen aleatët tanë në NATO, nuk mund të tolerojnë apo mundësojnë sjellje destruktive të terroristëve islamofobikë dhe ksenofobikë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit