Pas 3 muajve hetime është finalizuar operacioni “Rrjeti” duke shkatërruar 4 grupe kriminale dhe çuarjen në pranga të 45 personave, e ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Këto grupe merreshin me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, por gjatë kontrollit iu gjetën dhe armë.
Të afërm të të arrestuarve kanë qëndruar për orë të tëra prapa dyerve të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit duke kërkuar një shpjegim se për çfarë janë arrestuar.
Një çift të moshuarish treguan se policia kishte zbarkuar në orën 4 të mëngjesit në shtëpinë e tyre, ku kishin arrestuar djalin e tyre 32-vjeçar.
Ata thanë se policia e kishte kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar për drogë, por nuk kishin gjetur asgjë.
“Erdhën në 4 të mëngjesit. Djali ka 4 muaj që nuk ka dalë nga shtëpia, ka pasur probleme me depresionin, as tek lokali i lagjes nuk ka dalë. Është kthyer përmbys shtëpia, por asgjë nuk gjetën. Këtu nuk na kanë thënë asgjë, as ilaçet as paketën s’na lënë t’i japim”, treguan ata.
E pazakontë/ 45 biznesmenë, bosë dhe trafikantë nisen me autobus drejt Tiranës