-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie nga skela shqiptari në Kretë, sindikata thirrje qeverisë për kushtet e punës

Kryesoret

Një aksident në punë është shënuar në ishullin e Kretës ku një 38-vjeçar shqiptar që ishte duke punuar në skelë, ka rënë pasi ajo është shembur.

Shqiptari, baba i dy fëmijëve po kryente punime ndërtimi në zonën Koumbe të Rethymno-s

Ai ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar në spitalin e Chanias.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe “Sindikata e Ndërtuesve dhe e Tregtisë” në Rethymnon duke thënë se:

Një tjetër koleg ndërtues u plagos rëndë në një kantier pune në zonën e Koumbe në perëndim të qytetit të Rethymnon. Kolegu me prejardhje shqiptare, tridhjetë e tetë vjeç, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb, duke bërë që ai të rrëzohet përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias ku po trajtohet në reanimacion.

Që nga fillimi i vitit, vetëm në sektorin e Ndërtimit, numërohen 18 të vdekur. Bëhet fjalë për kthimin e vendeve të punës në të gjithë vendin në një arenë të madhe vdekjeje. Jeta e punëtorit nuk ka vlerë për pushtetarët. Askush nuk shqetësohet të kontrollojë se në çfarë kushtesh punojnë mijëra ndërtues, në çfarë kushtesh, çfarë masash sigurie, çfarë përshtatshmërie janë makinat e tyre të punës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit