45 të arrestuarit në qarkun e Elbasanit po transportohen me autobus drejt Tiranës për t’u vendosur në Bllokun e Sigurisë për shkak të mungesës së kapaciteteve në këtë drejtori.
Çfarë ndodhi?
45 persona janë arrestuar në qarkun e Elbasanit dhe në Pogradec, 7 janë në kërkim. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të ditës së sotme.
Arrestohen biznesmenë, bosë droge dhe drejtues! Kokainë, anti-plumb dhe miliona
490 policë morën pjesë në operacion. Një grup kriminal u çmontua, tre të tjerë janë goditur pjesërisht në kuadër të operacionit “Rrjeti”. 25 të nga të arrestuarit ishin skeduar për trafikun e drogës, 11 prej tyre të dënuar më parë. Prokuroria dhe policia e Elbasanit deklaruan se një pjesë e të arrestuarve janë biznesmenë dhe drejtues të grupeve kriminale përveç shpërndarësve të thjeshtë. Nga operacioni u sekuestruan 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €.
Goditen 4 grupe! 490 policë arrestojnë 45 trafikantë droge në Elbasan (VIDEO)