-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në pranga për dhunë në familje, ja çfarë iu gjet me vete mësuesit të arrestuar sot

Kryesoret

Një ngjarje jo e zakontë është ajo që ka ndodhur sot në Kosovës. Policia ka arrestuar një mësues nën dyshimet për dhunë në familje, por çudia ka qenë pas dërgimit të tij në komisariat.

Në momentin që efektivët i kanë kërkuar shtetasit me iniciale B.V. me profesion mësues që të vendosë në tavolinë të gjitha sendet personale, mes të tjerash ai ka pasur me vete edhe një shumë të konsiderueshme parash CASH, rreth 19 mijë euro.

Policia deklaron se në lidhje me shumën ai nuk posedon asnjë asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, por se pretendon që shumën e ka kursyer nga paga dhe nga puna që bën edhe në fushën bujqësore.

“Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 29.06.2023, i dyshuari është shoqëruar në zyrat e njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, me ç ‘rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe nga aty është konsultuar edhe Prokurori kompetent nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) për veprën penale “Dhunë në familje” me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), paratë që i dyshuari posedonte me vete i janë sekuestruar përkohësisht, përderisa hetime tjera lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit