-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një profesor dhe dy studentë sulmohen me thikë

Kryesoret

Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një ligjëratë ku flitej për çështje gjinore në një universitet në qytetin Waterloo në Kanada. Policia lokale konfirmoi se sulmuesi është arrestuar.

Policia tha se të plagosurit kishin marrë plagë, të cilat nuk paraqisnin rrezik për jetën e të lënduarave derisa motivet e sulmit ende janë të paqarta. Sulmuesi u intervistua nga hetuesit.

“Nuk ka një kërcënim të mëtejmë për sigurinë publike as në kamp e as jashtë tij”, tha policia në qytetin Waterloo.

Nick Manning, zyrtar për komunikim në Universitetin e Waterloo-s, e identifikoi të dyshuarin si një anëtar të “komunitetit universitar”, por nuk pranoi të konfirmojë se personi është student. Ai tha se dy studentë dhe një profesor janë therur me thikë.

Ligjërata, në të cilën ndodhi sulmi, fliste për ndërtimin e gjinisë në historinë e filozofisë nëpërmjet diskutimeve bashkëkohore.

“I gjithë komuniteti ynë është vërtet i shqetësuar që kjo ndodhi këtu. Është një tronditje e madhe”, u tha Manning gazetarëve.

Yusuf Kaymak, një student në Universitetin e Waterloo, tha për ‘CTV News’ se ai ishte në klasë.

“Djali [sulmuesi] hyri dhe e pyeti ligjëruesin nëse ai ishte profesor, ai tha ‘po’, më pas nxori një thikë dhe pas kësaj, të gjithë dolën jashtë”, tha Kaymak.

Kaymak tha se rreth 40 studentë ishin në klasë në momentin e sulmit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit