Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një tjetër zjarr në lokalin e reperit shqiptar, Noizy.
Lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët për herë të 2 brenda këtij muaji.
Dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshme por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.