Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës.
I plagosuri është Isak V. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
As për autorin e dyshuar nuk ka informacione.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.