-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina dhe kryengritja e Wagner, në qendër të takimit të udhëheqësve të BE

Kryesoret

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar rreth rëndësisë që duhet kushtuar mbrojtjes së krahut lindor nga agresioni rus, si dhe forcimit të aftësive mbrojtëse të Ukrainës. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të jenë në qendër të vëmendjes në këtë takim.

Presidenti Zelensky do t’i drejtohet udhëheqësve evropiane përmes një telekonference. Ndonëse nuk është zyrtarisht në axhendë, një hapësirë të madhe diskutimi pritet të marrë rebelimi i grupit Wagner, gjatë fundjavës në Rusi si dhe ndikimi që ai mund të ketë në qeverisjen e Presidentit Vladimir Putin.

Zyrtarë nga disa shtete anëtare dhe institucione të BE-së thanë se kaosi dhe paqëndrueshmëria e krijuar nga rebelimi jo vetëm që do ta detyronte BE-në të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën me angazhime për më shumë municione, por gjithashtu të sigurojë që luftimet dhe dhuna të mos përhapen në vetë vendet anëtare të bllokut.

Kancelari Scholz e tha atë që shumë udhëheqës të BE-së shpresonin se do të ndodhte. Ata tani po shohin ndikimin në rritje të 11 raundeve të sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Shumica e vendeve të BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s dhe në takimin e aleancës më 11-12 korrik ata do të shqyrtojnë ofrimin e më shumë garancive në fushën e sigurisë për Ukrainën, megjithëse nuk pritet t’i ofrojnë asaj anëtarësim të plotë në NATO.

Vendet e BE-së kanë ofruar gjithashtu ndihma prej miliarda eurosh për të rritur rezervat ushtarake të Ukrainës dhe për të mbështetur ekonominë e dëmtuar të vendit. Udhëheqësit e BE-së do të shqyrtojnë edhe mundësinë e përdorimit të pasurive të ngrira të Rusisë, që kapin shifrën e rreth 200 miliardë eurove, për të ndihmuar Kievin./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit