-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i OKB-së për Shqipërinë/ Meta: Mos e legalizoni kanabisin

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas publikimit të lajmit për raportin e OKB-së për drogën akuzoi qeverinë për gjendjen e krijuar dhe u kërkoi deputetëve që të mos e votojnë projektligjin për legalizimin e kanabisit.

“Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës. Kjo situatë, e lënë qëllimisht jashtë kontrollit nga qeveria ka detyruar DEA-n amerikane t’u kërkojë bashkëpunim qytetarëve dhe të hapë linja të veçanta komunikimi me ta. Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës. Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

OKB: Shqipëria ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë. Përdorimi mjeksor i kanabisit është eksperimental, shumë i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore te konsoliduara. Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero. Edhe pesha ekonomike e tij është thuajse zero dhe pa asnjë vlerë për ekonominë e vendit.

Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e votojnë projektligjin e zi të legalizimit të kanabisit dhe të mos shndërrohen në bashkëpjesëmarrës në këtë krim kaq të rëndë kundër të sotmes dhe të ardhmes së vendit dhe kundra jetës dhe shëndetit veçanërisht të të rinjve të Shqipërisë”, tha Meta.

Noka: OKB “kryqëzon” Ramën për drogën! “Përpara” drejt greminës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit