Shumë persona janë shoqëruar dhe arrestuar.
Mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm Elbasani ka qenë i rrethuar dhe blinduar nga forca të shumta të policisë lokale, FNSH, por edhe efektivëve nga Tirana. “5Pyetjet.al” publikon pamjet e forcave të policisë.
Operacioni i gjerë kishte në fokus identifikimin dhe kapjen e personave më të shkuar kriminale, mes tyre më i famshmi Talo Çela, i shpallur në kërkim për vrasje, vjedhje me dhunë, grup të strukturuar kriminal, etj.
Deri tani nuk dihen rezultatet e operacionit, por paraprakisht mësohet se janë shoqëruar disa persona me precedent penal. Emrat dhe detajet pritet që t’i japë policia në orët në vazhdim.