-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Veri dhe përplasja me Serbinë, thirrja e ambasadorit të SHBA: Reagoni!

Kryesoret

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri, ku është shprehur se nuk është vetëm Amerika e cila kërkesa për shtensionimin e situatës.

Ambasadori në ‘Klan Kosova’ është shprehur se ka dhe shtete të tjera ndërkombëtare që janë aleate të Kosovës, të cilat mbështesin dhe anëtarësimin e saj në NATO me zemër.

Sakaq shtoi se Kosova duhet të ndërmarrë veprime specifike dhe të zbatojë planin e BE-së, ku shtoi se është i habitur se pse qeveria nuk ka ende një përgjigje pozitive.

“Gjithashtu, dëshiroj ta vë në pah se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që po e kërkojnë këtë gjë. Vetëm këtë javë kanë ndodhur disa gjëra mjaft të jashtëzakonshme. Prej të hënës, Kryeministri Kurti është takuar me Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ka biseduar me Sekretarin e Shtetit Blinken, ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka pasur deklarata publike nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pra në thelb, konfigurimi i institucioneve në të cilat Kosova synon të anëtarësohet dhe që ne do ta mbështesim me gjithë zemër dhe miqtë e Kosovës.

Jemi të habitur, e kemi të vështirë të kuptojmë se përse nuk ka përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë. Kjo është fjala që sapo e përdora. Unë jam i habitur, po përpiqem të kuptoj pse. Është rast mjaft unik që një Qeveri e Kosovës të mos i përgjigjet kësaj përbërjeje të aktorëve, që të gjithë i kanë interesat më të mirë të Kosovës në mendje.

Po, jam i habitur, i shqetësuar, dua të shmangë një situatë në fund të kësaj letre nga Senati dhe kam sjellë një kopje dhe do ta lexoj një fjali që mendoj se është mjaft e rëndësishme”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit