Prej dy ditësh Franca është përfshirë nga protesta masive pas vrasjes së një adoleshenti nga forcat e policisë. Mijëra njerëz iu bashkuan një marshimi sot për të kërkuar drejtësi për Nahelin – përfshirë edhe nënën e tij
Autoritetet thonë se janë rreth 40,000 policë në gatishmëri të trazirave të mëtejshme. Po ashtu është njoftuar se për shkak të protestave është pezulluar edhe transporti urban në Paris dhe zonat përreth.
Ndërkohë, një qytet në periferitë jugperëndimore të kryeqytetit njoftoi një shtetrrethim brenda natës për të zgjatur gjatë fundjavës.
Clamart, një qytet me një popullsi prej 54,000 banorësh, njoftoi se shtetrrethimi do të ishte midis orës 21:00 deri në 6 të mëngjesit nga e enjtja mbrëma deri të hënën.
Si pasojë e protestave për vrasjen e 17-vjeçarit janë djegur dhe sulmuar ndërtesa dhe automjete, ndërsa mijëra francezë kanë shfaqur indinjatën e tyre përmes tubimeve.