Sot Gjykata e Apelit ka vendosur burg të përjetshëm për Elton Bengajn, i cili vrau gruan e tij në 2021, në Fier. Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kishin lidhur martesë në vitin 2017. Prindër të një vajze.
Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.
Por Elton Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës deri kur e vrau.