-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale

Kryesoret

Rritja e Inteligjencës Artificiale gjeneruese (generative AI), është kritikuar prej kohësh për ndikimin e  mundshëm në tregun e punës, pasi njerëzit kanë frikë të humbasin punën e tyre, ose të shohin pjesët më të vlefshme të detyrave të tyre të përditshme, që automatizohen nga sistemet kompjuterike.

Një raport i fundit i Goldman Sachs, tregoi se ekuivalenti i 300 milionë vendeve të punës, me kohë të plotë në SHBA dhe Europë, rrezikohen nga automatizimi për shkak të teknologjisë.

Megjithatë, ndikimi në punë mund të mos jetë aspak i barabartë.

Duke qenë se disa punë automatizohen më lehtë se të tjerat, dhe duke marrë parasysh shpërndarjen gjinore në tregun e punës, gratë mund të pësojnë humbjet më të mëdha për shkak të IA gjeneruese, sipas një studimi të ri.

Vetëm nga fakti i thjeshtë, se ka më shumë gra, që punojnë në fushat që preken, atëherë më shumë gra ndikohen.

Pavarësisht se burrat i tejkalojnë gratë në fuqinë punëtore, studimi tregon se IA gjeneruese pritet të rrezikojë punën e më shumë grave, krahasuar me burrat.

Kjo për shkak se 79% e grave, që punojnë, janë të punësuara në profesione të ndjeshme ndaj ndërprerjeve dhe automatizimit të IA.

Por, ka shumë pozicione zyre, që mund të ndikohen gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme. Ato janë përgjithësisht në shumë industri të ndryshme. Pra, profesionet e mbështetjes administrative të zyrës, rreth 70% e tyre kryhen nga gratë.

Industri të tjera, ku vendet e punës janë zënë kryesisht nga gratë, që pritet të ndikohen nga miratimi i IA, përfshijnë kujdesin shëndetësor (76%), arsimin (73%) dhe shërbimet komunitare dhe shoqërore (67%). / MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit