-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Shqipëria zë vendin e parë në rajon për punësimin e të rinjve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë të punësuar përmes programeve të nxitjes së punësimit, duke vlerësuar ecurinë e programeve të punësimit në Shqipëri.

Rama theksoi se ka pasur një rritje të numrit të të rinjve të punësuar dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për të rinjtë dhe garancisë rinore, që synon të ofrojë mundësi më të shumta punësimi.

“42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës dhe shërbimeve të tjera, dhe nga këta 7500 janë ata që kanë përfituar nga programet dhe tani janë në punë. Shqipëria është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, sipas OECD-së, dhe kjo është një arritje shumë pozitive. Janë gjithsej 7 programe aktive që mbështesin punësimin e të rinjve, përfshirë edhe garancinë rinore, ku 2200 vajza dhe djem përfitojnë mbështetje, me objektivin që 60 mijë të rinj të mbështeten gjatë këtij mandati qeverisës.” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit