-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ermal Nufi: 75 vjetori i Forcës Ajrore, një aset jo vetëm kombëtar por edhe për NATO-n!

Kryesoret

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, këtë të enjte ka marrë pjesë në cermoninë e 75 vjetorit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, e zhvilluar në Kuçovë.

Jo vetëm Nufi por pjesëmarrës e kësaj cermonie kanë qenë edhe Presidenti i vendit Bajram Begaj, gjenerali Arben Kingji e disa ministra të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes Nufi foli për një investim të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas dy dekadash.

“Modernizimi i kapaciteteve janë pikërisht investimi në mjete, në teknologji dhe në sisteme që janë thelbësore për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë me aleatët tanë.

Zhvillimi i kapaciteteve të reja, sidomos i mjeteve pa pilot, modernizimi i sistemeve të radarëve, forcimi i mbrojtjes kundërajrore, si elementë shumë të rëndësishëm dhe krucial për realitetin e sotëm të sigurisë. Dhe së fundmi, konsolidimi i aseteve strategjike, si baza ajrore e Kuçovës, ku ne sot kemi zgjedhur pikërisht për të bërë festimin e 75-vjetorit të Forcës Ajrore, i cili nuk është një aset vetëm kombëtar shqiptar, por është edhe një aset për të gjithë Aleancën Ushtarake të NATO-s, një kontributor i paqes dhe një tregues i forcës ushtarake”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit