Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një lokal.
Sipas njoftimit të policisë 2 pronarët e lokalit janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
50-vjeçari me inicialet Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij 25-vjeçar me inicialet D. B. kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës kur një makinë është futur në lokal.
Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit