-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futja në fuqi e masave ndaj Kosovës, Hoti: Duhet të mblidhet seancë e jashtëzakonshme

Kryesoret

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me deklaratën e BE-së të publikuar pak orë më parë në lidhje me masat ndaj Kosovës ku thuhet se janë futur në fuqi.

Për mes një reagimi Hoti shkruan se Qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re dhe ka thënë se duhet Kuvendi të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme për të dakordsuar për veprimet.

Reagimi i plotë:

Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.

Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.

Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.

Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit