-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koha i dha të drejtë Kurtit! Si lindi dhe pse Rama e mbylli “Ballkanin e Hapur”?

Kryesoret

Edi Rama i vuri kapakun “Ballkanit të Hapur”. Në pritje të samitit të radhës mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, ku ishin të ftuar edhe vende të tjera të rajonit me shpresën se do të zgjerohej më tej, kryeministri Edi Rama papritur u shpreh se nisma e “Ballkanit të Hapur” e kishte përfunduar misionin për të cilin lindi dhe se tani do të fokusohej “kokë e këmbë” të “Procesi i Berlinit”.

Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë” tha sot Rama.

Por si lindi “Ballkani i Hapur”?

Nisma për krijimin e “Open Balkan” ose njohur ndryshe si Mini-Schengen është propozuar për herë të parë nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano në fillim të viteve 1990. Kjo iniciativë synonte përmirësimin e marrëdhënieve politiko-ekonomiko mes vendeve të rajonit.

Planet për krijimin e “Open Balkan” u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Më pas pati dy takime të tjera të liderëve të tre vendeve më 11 nëntor 2019 në Ohër dhe më 12 dhjetor 2019 në Tiranë. Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave.

Në vazhdim u firmosën edhe disa marrëveshje të tjera mes tre vendeve, por sipas ekspertëve përfitimet më të mëdha i kishte ekonomia serbe që u shtri në Shqipëri dhe Maqedoni duke konkurruar ndjeshëm prodhimin vendas. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina hezituan t’i bashkohen. Bosnje-Hercegoniva dhe Mali i Zi pavarësisht ftesave deklaruan se do të mbeten spektatore.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar jo pak herë qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin që ka refuzuar që të bëhet pjesë e kësaj nisme, por duket se koha i dha të drejtë. Kurti ka qenë i vendosur për t’u mbështetur vetëm tek “Procesi i Berlinit” dhe në asnjë nismë paralele nëse Beogradi nuk njeh pavarësinë. Duket se me tërheqjen që bëri Edi Rama nga nisma rajonale duke u fokusuar te “Procesi i Berlinit” koha i dha të drejtë Kurtit.

Rama heq dorë zyrtarisht nga Ballkani i Hapur: Fokusi te Procesi i Berlinit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit