Ditën e sotme është raportuar për zhdukjen e një 33-vjeçari në Fier.
Sipas njoftimit të policisë denoncimin për zhdukjen e të riut e ka bërë i ati. Familjarët e 33-vjeçarit janë shprehur se i kanë humbur kontaktet me të që prej datës 30 Qershor kur ai është larguar nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. H., banues në Fier, se në datë 30.06.2023 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. H., 33 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçarit., njofton policia.