Gjatë natës protestuesit francez kanë sulmuar shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Haÿ-les-Roses
Sulmi ndodhi në orën 01:30 kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.
“Në orën 1:30 të mëngjesit, ndërsa isha në bashkinë e qytetit si tre netët e kaluara, disa individë u përplasën me makinën e tyre në banesën time përpara se t’i vinin zjarrit për të djegur shtëpinë time, brenda së cilës flinin gruaja ime dhe dy fëmijët e mi të vegjël,” tha kryebashkiaku Vincent Jeanbrun i L’Haÿ-les-Roses.
“Gjatë përpjekjes për të mbrojtur fëmijët dhe për t’u shpëtuar sulmuesve, gruaja ime dhe një nga fëmijët e mi u plagosën.”
Policia ka nisur një hetim. Franca është tronditur nga një valë protestash pas vdekjes së Nahel Merzouk i cili u qëllua nga një oficer policie.
🔴 #Emeutes : « Relais mairie entièrement détruit, rez-de-chaussée de l’hôtel de ville dévasté, marché partiellement cramé… »
Le récit surréaliste des dernières nuits de violences à L’Haÿ-les-Roses…
Le problème est que ce n’est pas fini.https://t.co/xugtQXUmdI
— Vincent Jeanbrun (@VincentJeanbrun) July 1, 2023