-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocion për shkarkimin e Kurtit

Kryesoret

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të sanksioneve të BE ndaj Kosovës duke thënë se para pak ditësh ka kërkuar mocion për shkarkimin e Kurtit, duke qenë i vetëdijshëm për rrugën pa krye ku po futet Kosova.

Haradinaj ka thënë se është koha që të bashkohen të gjithë ata që kanë interes parësor Kosovën, dhe të vënë në zbatim mocionin për shkarkimin e qeverisë Kurti.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, i vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.

Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!” shkruan Ramush Haradinaj.

Sanksionet e BE-së për Kosovën lidhen me pezullimin e përkohshëm nga puna të organeve punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen.

BE ka konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë hequr.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit