Vizitorët e huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë Airbnb-të për të qëndruar, ku parapëlqejnë edhe të gatuajnë vetë. Produktet vendase i kërkojnë më shumë në tregjet e fruta-perimeve, siç është “Pazari i Ri”.
“Po shkojmë në pazar, kemi tre ditë këtu dhe kemi mësuar disa vende si supermarkete apo tregjet e fruta-perimeve, njëri është këtu afër që quhet ‘Pazari i Ri’, nuk ka shumë fruta e perime si ato në Francë.
U habitëm kur pamë qilima, punime tradicionale dhe gjëra të përdorura etj. Por mund të mbarojmë punë aty për çdo gjë. Është mirë të kesh edhe mish, edhe peshk afër.
Çmimet janë pak më të ulëta se në Francë, si produktet e mishit dhe disa lloje frutash. Mendojmë se kemi bërë një zgjedhje të mirë, pasi kursejmë edhe në këtë mënyrë”, – thotë Sandra Sascha, 45 vjeçe nga Franca.
Beatel dhe Dieter Korner, 74 dhe 78 vjeç nga Gjermania, thonë se kudo ku kanë shkuar vitet e fundit kanë zgjedhur të marrin një Airbnb.
“Supermarketet në Tiranë nuk kanë një larmi të madhe produktesh, por plotësojnë nevojat tona. Ne zgjedhim të gatuajmë, por edhe të hamë jashtë. Nëse kemi gjetur një restorant të mirë me ushqime tradicionale, zgjedhim të hamë atje.
Po udhëtojmë me një makinë me qira, jemi këtu për më shumë se 4 javë dhe do të qëndrojmë edhe një javë tjetër. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje janë çmimet e produkteve të qumështit, të cilat janë më të shtrenjta se në Gjermani, por pjesa tjetër është shumë në rregull./Monitor
Artikulli i plotë këtu.