-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turizmi në Shqipëri, anglezët dorëlëshuar ndërsa italianët më “kurnacët”

Kryesoret

Si po ndikon në konsum lulëzimi turistik që po përjeton vendi këtë vit. Operatorët turistikë ankohen se shteti nuk po bën asgjë për të nxitur përdorimin e produkteve vendase.

Pjesa më e madhe nuk preferojnë të shpenzojnë shumë, teksa turistët e aventurës janë “me duar në xhepa”.

Stefania dhe Brend Olsen, 69 dhe 70 vjeç nga Norvegjia, qëndruan në vendin tonë për 40 ditë, vetëm me një çantë shpine dhe entuziazmin për të zbuluar një vend të ri.

Ata zgjodhën Shqipërinë, sepse kishin dëgjuar për natyrën e bukur të paeksploruar të vendit. Për 40 ditë vizituan qytetet e Jugut dhe Veriut, ku Berati u ngjalli shumë mbresa. Ushqimi, historia, natyra dhe çmimet e lira ishin arsyet pse qëndruan kaq gjatë.

“Shpenzuam vetëm 4 mijë euro për akomodimin dhe për gjithçka tjetër, një përvojë e paharrueshme që do të donim ta kishim përjetuar më parë.

Ne kemi ngrënë në shtëpitë e vendasve, kemi qëndruar në shtëpitë e tyre falas ose shumë lirë, mikpritja juaj është virtyti më i mirë i këtij vendi” – u shprehën ata, teksa i gjejmë duke shëtitur në qendër të Tiranës në ditën e fundit të qëndrimit në Shqipëri.

Shqipëria këtë vit po shënon një tjetër bum turistik. Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në 4-mujorin e parë është 3.64 milionë. Ky numër është rritur me 38.6%, krahasuar me janar-prill 2022 dhe është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Përveç shtetasve nga Kosova dhe vendeve të tjera të rajonit, që tradicionalisht janë vizitorët më besnikë, vitet e fundit janë rritur turistët nga vendet e Europës Perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Anglinë dhe shtetet nordike. Prirje në rritje kanë shfaqur edhe vizitorët nga Azia dhe SHBA./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit