-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ballkani i Hapur pati fundin e merituar”/ Berisha: Rama-Vuçiç-Zaev mbetën si…

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook është shprehur se Ballkani i Hapur pati fundin e merituar, teksa tha se ky projekt nënkuptonte “gllabërimin e Kosovës nga Serbia” me bekimin e Shqipërisë.

Ai u shpreh se qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE, ndërsa shtoi se kjo nismë u mbështet fort nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Berisha shkroi më tej se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij.

Sipas tij, pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur përfundoi së fundmi ne arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u përpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shekullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit