Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe drejtueses së seancës parlamentare Ermonela Felaj.
Në një moment Felaj i kërkon Berishës që të flasë për procedurën, bëri që ish-kryeminstri të shpërthente ndaj saj dhe e akuzoi se e ka shëndërruar Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare.
Vokshi i drejtohet Felajt: Duhet të jepni dorëheqjen! Zv.kryeparlamentarja: Jam krenare!
Debati:
Felaj: Morët fjalën për procedurë, ju lutem paraqisni kërkesën për procedurë
Berisha: Ti nuk duhet që të flasësh. Vetëm ti nuk duhet të drejtosh Kuvendin, pasi e shëndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp, turp, turp, kaq kam për të thënë