Pas mbërritjes në Tiranë të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhje me anë të një postimi në Facebook.
Ambasada thotë se kjo vizitë e është një moment domethënës dhe që dëshmon qartësisht miqësinë e qëndrueshme të dy vendeve tona.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.