Pasditen e sotme ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Nën masa të rrepta sigurie Clinton është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama, i cili disa minuta më pas postoi një foto në Facebook.
“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri🇦🇱🤝🇺🇸
*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.