-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Javës tjetër vij me shalqi”, Korreshi në Kuvend: Buqetë me grurë për qeverinë

Kryesoret

Paraditen e sotme në nisje të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi hyri me nj buqetë me grurë.

Deputeti u shpreh se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

 

@5pyetjet.alSurprizon deputeti! Shkon me buqetë me grurë në Kuvend♬ original sound – 5pyetjet.al

Kjo është një buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë që iu kërkoi fermerëve të mbillnin grurë edhe në prill, këto domethënë gjëra që ndodhin.

Në pamundësi për të ardhur me shalqi, po ndoshta javës tjetër, sot po ju sjell grurin, meqë morëm votën ja futëm pak në çmim sepse siç e dini gjithë fermerët e grurit, jo vetëm që s’kanë marrë asnjë subvencion, atë 300 mijë lekëshin për hektar.

Jo vetëm që s’morën naftë përveçse ata që ishin patronazhistë, por sot në bursë, se do vazhdojnë të gënjejnë, do thonë që e kanë fajin tregtarët, ndërkohë që në bursë është me 22 dollarë kuintali” u shpreh Korreshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit