-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTOT/ Policia zbulon garazhin e super makinave të vjedhura

Kryesoret

Policia britanike ka arritur të zbulojë një garazh ku fshiheshin dhe më pas çmontoheshin super makinat e vjedhura. Policia e Essex-it gjeti aty makina që në total kapin një vlerë rreth 1 milionë paund.

“Ne punojmë për të shkatërruar bandat e organizuara që vjedhin makina dhe mundohemi që ata të mos jenë asnjëherë të qetë në veprimtarinë e tyre kriminale.

Puna jonë është e fokusuar jo vetëm në gjetjen e makinave të vjedhura, por edhe në identifikimin dhe arrestimin e autorëve që janë të përfshirë në rrjete të mëdha kriminal”, tha oficeri i policisë, Paul Gerrish.

Në muajt e fundit, policia ka arritur të gjejë disa makina Ferrari Aston Martin. Vetëm këtë vit, janë gjetur makina të vjedhura me vlerë 12 milionë paunde.

Policia britanike është shprehur se pasi arrijnë të vjedhin makinën, autorët mundohen ta shesin atë me shpejtësi, ta çmontojnë ose ta dërgojnë atë në vende si Lindja e Mesme apo në Afrikë.

Në zbulimin e fundit, policia arriti të gjejë disa makina luksoze, një pjesë e tyre e çmontuar. Muajin e kaluar 3 persona u vunë në pranga nga policia britanike për vjedhjen e automjeteve luksoze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit