Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit Lajçak do të takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 15:00.
Osmani nesër do të ketë edhe takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Tema kryesore pritet të jetë situata në Veriun e Kosovës.