-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbylli “Ballkanin e Hapur”! Berisha: I nxorën “kartonin e kuq”

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të deputetëve që janë rreshtuar në krah të tij deklaroi se nisma e “Ballkanit të Hapur” u mbyll me turp nga Edi Rama pasi e mbrojti për 4 vite duke falimentuar fermerët shqiptarë si pasojë e vërshimit të prodhimeve serbe.

Rezoluta e Gjenocidit ciklik serb në Kosovë. Rama e bllokon prej një viti në Kuvend. Në mënyrë anti-ligjore ajo nuk vjen në parlament. Rezolutën Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, kombit shqiptar, e bllokoi në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Për 4 vite Edi Rama u bë zellëtar i projektit të Vucicit, vendosjes së hegjemonisë së madhe në Ballkan. Kjo aleancë kishte gllabërimin e Kosovës. Rama po i jepte mend europianëve se kjo është nismë më e mirë se Procesi i Berlinit dhe liderëve të BE-së u thoshte se ju nuk arrini të kuptoni.

Dy persona e mbështesnin këtë proces, Sergei Lavrov dhe i dyti ishte Alex Soros, kumbari i këtij projekti. Ballkani i Hapur krijoi dëme të mëdha. Fermerët falimentuan nga prodhimet serbe pa kontroll fare. Tani përfundoi si nismë anti-europiane.

Pasi i nxorën kartonin e kuq, Rama u detyrua me turp të kapërdijë ato që 4 vite kishte propaganduar. Tani fillon një kohë e re sepse padroni i tij në Beograd tha se nuk u besonte veshëve nëse argati i tij e kishte thënë këtë apo jo” tha ai.

Ishte vetë Edi Rama që ditën e shtunë e njoftoi mbylljen e procesit të “Ballkanit të Hapur”.

Berisha mbledh grupin: Parlamenti të shqyrtojë ligjin për lustracionin, po mbahet peng nga Rama!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit