-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Në 2021 Shqipëria prodhoi 3,600 ton kanabis, ia kaluam edhe Meksikës!

Kryesoret

Teksa Shqipëria po hedh hapa konkretë për legalizimin e kanabisit për qëllime të prodhimit mjekësor, bima e ka “gjetur” sërish rrugën përpara këtij zyrtarizimi.

Në raportin e fundit të Zyrës Kundër Drogave dhe krimeve të Kombeve të Bashkuara janë publikuar shifrat e kultivimit të kanabisit, prodhimit dhe asgjësimit për periudhën 2013-2021 për shumë shtete të botës.

Për Shqipërinë raportohet për herë të parë krahas informacionit të bimëve të asgjësuara dhe shifra e prodhimit të kanabisit, që është 3,601 ton bar kanabis dhe 2 ton koncentrat kanabisi.

Nisur nga numri i bimëve të asgjësuara, që ishte rreth 166 mijë, ky është niveli më i lartë i kanabisit të prodhuar që nga viti 2016, teksa në atë kohë u asgjësua një rekord prej 2.5 milionë rrënjë kanabis, periudhë kur u shënua një kulm i kultivimit të kësaj bime në Shqipëri. OKB e llogarit prodhimit indirekt, përmes numrit të rrënjëve të asgjësuara.

Në këto nivele, prodhimi i raportuar i kanabisit ia kalon dhe Meksikës, që sipas të dhënave të raportit për vitin 2018, kur raportohet informacioni i fundit kishte prodhuar 2,726 ton kanabis (shiko tabelat në fund). Nivelin më të lartë e ka Maroku, me mbi 20 mijë ton në vit.

Vlera e tregut të rreth 3.6 mijë ton kanabis të raportuara si të prodhuara në Shqipëri është rreth 13 milionë euro (përllogaritje të Monitor bazuar mbi çmimet e tregut për kg).

Në raportin e një viti më parë po të OKB-së, Shqipëria renditej e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe transitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej) pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit