Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nuk iu përgjigj sot deputetes së PD-së, Albana Vokshi kur u pyet për hetimet për dosje specifike si shembja e Teatrit Kombëtar, inceneratorët, aplikacionin “Aktivisti” të PS-së, zgjedhjet e 14 Majit, etj. Dumani tha se pjesa më e madhe e këtyre dosjeve po hetohen dhe për këtë arsye nuk mund të flasë.
“Çështjet që ju përmendni, janë nën hetim pjesa më e madhe. Nuk mund të jap të dhëna. Por për më tej sa kohë janë nën hetim, ndaj të njëjtin shqetësim me ju, për çështjet e mbartura dhe që duhet të disponohen nga prokurorët në një vendimmarrje.
Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë të krijoj kushtet që hetimet të ecin përpara. Që nga dita e parë jam përpjekur ta bëj. Shpresoj që në të ardhmen këto pyetje që ju bëni të kenë përgjigje me vendimmarrje për të ardhmen” tha ai.
Dumani: Po rritet pastrimi i parave! Nuk marrim dot kriminelët nga Dubai