Prokuroria e Posaçme SPAK ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.
Video është zbuluar gjatë ekspertimit kompjuterik të pajisjes regjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma K., filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Për prezencën e videos të dytë, Alma K. është marrë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar.
Por Alma K. ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.
Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma K., ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit, shkruan gazetari Elton Qyno.