-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen në Tiranë dy “ushtarët” e “mbretit” shkodran të kokainës

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar dy persona, pjesë e një bande shqiptare në Danimarkë, që vepronte edhe në pesë shtete të tjera për trafik droge, kokainë dhe kanabis. Të arrestuarit janë K.D dhe A.M. Banda vepronte në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal midis të tjerësh shqiptarët; Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), Defrim Beck (Elbasani), Armando Doçaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, të cilët janë dënuar me burgim.

SPAK thotë se si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi). Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal rezulton se janë dënuar me burgim Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit