-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Krujë/ Dalin pamjet e automjetit të djegur të autorëve, ja itinerari i tyre

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në fshatin Larushkë të Krujës, ku mbeti i vdekur Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja. Mësohet se dajë e nip sapo kishin mbërritur në banesën 18-vjeçarit kur u qëlluan me armë.

Atentati në Krujë, gjendet i djegur automjeti i autorëve, vjen reagimi i Policisë së Shtetit!

Sipas News24, 3 persona kanë ndjekur lëvizjet e tyre, ku dy nga autorët kanë pasur rolin e ekzekutorit dhe njëri ishte shoferi. Pasi kanë qëlluar për vdekje 46-vjeçarin dhe plagosën të miturin, ata janë larguar nga vendngjarja.

Qëlluan në drejtim të banesës së tij në Krujë e i vranë dajën, kush është Gentjan Bejtja, më parë u ka shpëtuar 2 atentateve

Mjeti tip Wolkswagen ku udhëtonin u dogj në Lapidar të Tapizës rreth 25 minuta pas krimit. Identiteti i 3 autorëve është i vështirë për t’u identifikuar pasi nuk ka kamera sigurie në zonë. Kamerat janë hequr nga policia gjatë operacionit “Fije”.

I shpëtoi 3 atentateve, dalin pamjet e banesës së Gentjan Bejtjas, ku iu vra kunati e iu plagos i biri

Ndërkohë, në disa pamje të sigurara nga “5 Pyetjet.al” shihet mjeti i djegur i autorëve që po çohet me një karrotrec drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për ekspertizë.

Krimi ndodhi pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në banesën e Dritan Bejtjan, i cili është i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Krujë, persona të paidentifikuar qëllojnë ndaj shtëpisë së Gentjan Bejtjes. Vritet kunati, plagoset i biri 18 vjeç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit