-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vjehrra” e Luizit zbulon detaje nga filmi “Në kuadër të dashurisë”

Kryesoret

Ashtu siç tashmë e kemi mësuar, në kastin e yjeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” bën pjesë dhe aktorja e mirënjohur Zamira Kita.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Merre me Long Show” në Top Albania Radio, Zamira ka dhënë disa detaje ekskluzive nga xhirimet e filmit, por dhe ndërveprimin me personazhet e tjerë…

“Sapo kam mbaruar grimin dhe jam gati të hyj në sallë të xhiroj, sepse për fatin e mirë jemi në teatër sot. Publiku e ka mbushur sallën, janë të gjithë figurantët pjesë e publikut që do të ndjekin shfaqjen e teatrit, ku vijnë dhe personazhet e familjes sime, vajzat e mia që luhen nga Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, burri im i dashur që luhet nga Ndriçim Xhepa. Është një kast shumë i mirë, për mua është një kënaqësi.

Kam dhe krushkun, Luan Jaha, që është babai i dhëndrrit, Luizit. Është pastaj dhe Ylber Bardhi, që për mua është qershia mbi tortë, është vëllai i dhëndrrit. Është atmosferë shumë e bukur, ka shumë humor. Filmi është një kino-komedi që është shkruar nga Koloreto Cukali që po bën dhe regjinë. Jemi lodhur të them të drejtën, po xhirojmë deri në 5 të mëngjesit sa ndonjëherë nuk arrijnë skenat të mbarohen sepse del drita”, tha Zamira.

Po për sa i përket aktorit kryesor, Luizit?

“Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor, por në fakt është një aktor shumë i këndshëm. Ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin. Por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti. Ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë.

Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe. Por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur”, tregon aktorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit