-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje, tritol e kanabis! Eksperti për “5Pyetjet.al”: “Ustallarët” e bënë Fushën Krujën “akademi”

Kryesoret

Fushë Kruja u trondit në mesnatë nga një vrasje në derë të shtëpisë dhe plagosja e dy fëmijëve të mitur, të pafajshëm. Viktima është Ramazan Sino 29-vjeç. Të plagosur janë dy nipërit e tij. Shënjestra ishte kunati i viktimës, i ati i dy fëmijëve të plagosur, Gentjan Bejtja, që shpëtoi për herë të tretë nga atentatet. Por çfarë ndodh në Fushë Krujë?

Në vitet e fundit dhe në vazhdim në këtë zonë ke pasur vrasje, tritol, kanabis. Si është fuqizuar kjo zonë? Kush e kontrollon? Një distancë shumë e vogël nga Tirana, por krimi bën kërdinë. Për të shpjeguar më qartë dhe “pa doreza” kontaktuam ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili shpjegoi për “5Pyetjet.al” atë që ndodh në Fushë Krujë dhe fshatrat përreth.

Aty është një historik që ka filluar diku pas viteve ‘90. Është struktura shoqërore e tillë. Ka një mjedis që e ka prekur shumë shpejt emigracionin. Në Greqi dhe Itali. Kanë ardhur. Kanë qenë të futur në këto rrjetet ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike.

Të lidhur shumë me Tiranën sepse disa prej familjarëve të tyre kanë qenë dhe janë pjesë e grupeve kriminale të fuqishme në Tiranë. Aty e kanë pasur si bazë, armën, drogën. Pjesa e fshatrave ka qenë më e fortifikuar më e mbrojtur. Kanë filluar rivalitetet e para.

Fiset që kanë filluar të vriten me njëri tjetrin. 1997-ta i bëri më të fuqishëm. Shfrytëzuan malësinë  e Krujës për kultivimin e hashashit. Krijuan aleanca me Durrësin, Lezhën, Elbasanin, Fierin, Tiranën. Tritolin e kanë për shkak të guroreve.

Pra në vazhdimësi u bënë “ustallarë” dhe filluan të ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet; eksplozive, vrasje me pagesë, etj. Por edhe me formimin e miteve, i pakapshmi, i paprekshmi dhe tani po i ndjekin si model edhe të rinjtë dhe tani po kthehet si “akademi” aty. Të vjetrit po mësojnë të rinjtë, si bëhet për të fituar emër. 

Kemi pasur 2-3 vrasje që nuk kanë pranuar që të marrin as lekë, po i kanë bërë për emër, për t’u dalë emri fillimisht, si “brand”, deri këtu ka arritur. Lidhjen me Tiranën e kanë me grupet kriminale që origjinën e kanë nga Kruja, Laçi, Mamurrasi, etj, kjo i ka bërë që të jenë kështu” tha ai për “5Pyetjet.al”. 

Eksperti: Fushë Kruja, bazë për armë e drogë! 2-3 vrasje janë bërë pa lekë, vetëm për emër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit